Duke u bazuar në nenin 17 dhe në zbatim të nenit 18 të Statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të datës 06.11.2014, në zbatim të nenit 4 të Rregullores për Transparencë në Komunë dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, njoftohen zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit dhe bartësit e institucioneve të komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, se nga data 26.11.2020 e deri më 11.12.2020 do të jenë në:
KONSULTIM PUBLIK
Projekt Rregullorja për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve
Qëllimi i konsultimit publik është për të krijuar opinione pozitive për aktin në fjalë, të cilat pas zhvillimit të procedurave paraprake ligjore duke përfshirë edhe këtë konsultim publik me qytetarë dhe të interesuar tjerë, do të procedohet në Komitetin përkatës, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës për miratim.
Në konsultim ftohen të gjithë zyrtarët, punëtorët, qytetarët, mjetet e informimit dhe grupet e interesit (OJQ-të etj) për të shprehur mendimet e tyre në interes të përgjithshëm.
Për shkakë të situatës së krijuar nga COVID-19, dhe pamundësisë së organizmit të dëgjimit publik me pjesëmarrje fizike, interesimet dhe komentet e juaja mundë të i dërgoni në mënyrë elektronike, në adrese: zija.r.ramadani@rks-gov.net
Projekt-Aktin në fjalë mund të i merreni në Njësin për të Drejtat e Njeriut, dhe do të jenë të publikuara edhe në web faqen e komunës: www.rks-gov.net/gjilan
Gjilan, 26 Nëntor 2020 | Komuna e Gjilanit |