Drejtoria për Kadastër dhe Gjeodezi fton qytetarët e zonave Gjilan 1 (Dheu i Bardhë), Gjilan 2 (Arbëria), Bresalc, Dobërçan, Livoq i Epërm dhe Shillovë të verifikojnë të dhënat e pronave të tyre në kuadër të projektit të Rindërtimit Kadastral.
Qytetarët mund të paraqesin vërejtje, ankesa apo kërkesa për korrigjimin e pasaktësive. Ftohen veçanërisht gratë të verifikojnë evidentimin e saktë të të drejtave të tyre pronësore, përfshirë trashëgiminë dhe bashkëpronësinë.
📅 2 tetor – 30 nëntor 2026 🕗 Orari: 08:00–16:00
📍 Adresat e zyrave:
- Gjilan 1: Rr. Qamil Bala, Shkolla “Rexhep Elmazi”
- Gjilan 2: Rr. Lidhja e Prizrenit, Shkolla “Abaz Ajeti”
- Bresalc: Rr. Musa Myftari
- Dobërçan: Rr. Vatra e Diturisë
- Livoq i Epërm: Rr. Sheqir Krasniqi
- Shillovë: Rr. Kosovska Devojka
✅ Shërbimet kryhen pa pagesë.
☎️ Për informata shtesë: +383 48 16 16 16