Vazhdojmë aktivitetet për shënimin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit Nuhi Berisha me ekspozitën kushtuar atij, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan.
Në ekspozitë u paraqitën veshje dhe sende personale të Heroit Nuhi Berisha, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me pjesë të jetës së tij.
Përmes këtyre dëshmive, u nderua kujtimi i heroit dhe u theksua rëndësia e ruajtjes së trashëgimisë së tij për brezat e ardhshëm.