Sot, në Hotel Astoria në Gjilan, me përkrahjen e OSBE-së, është mbajtur dëgjimi buxhetor me gratë për Projektbuxhetin e vitit 2027 dhe vlerësimet e hershme buxhetore për vitet 2028–2029.
Në takim morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Krenare Latifi-Kqiku; Drejtoresha e Kadastrit, znj. Eljesa Rashiti; Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Kushtrim Ibrahimi; si dhe Drejtori i Buxhetit dhe Financave, z. Avdyl Kastrati.
Pjesë e dëgjimit ishin gjithashtu përfaqësuese të organizatave të grave dhe të shoqërisë civile, gra afariste, profesioniste, punëtore, fermere dhe përfaqësuese të komuniteteve.
Gjatë diskutimit u paraqitën kërkesat, nevojat dhe propozimet e pjesëmarrëseve, me qëllim që prioritetet e grave të përfshihen në planifikimin dhe shpërndarjen e drejtë të buxhetit komunal.
Falënderojmë OSBE-në për përkrahjen në organizimin e këtij dëgjimi publik, si dhe të gjitha pjesëmarrëset për kontributin, diskutimin konstruktiv dhe propozimet e tyre.
Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, gjithëpërfshirjes dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.