Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, morën pjesë në hapjen zyrtare të objektit të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame në qytetin e Gjilanit.
Objekti i ri, i financuar nga Shteti i Katarit, do të jetë në shërbim të besimtarëve dhe komunitetit, duke ofruar hapësira për zhvillimin e aktiviteteve fetare, arsimore, kulturore dhe sociale.
Kryetari Hyseni vlerësoi këtë investim dhe kontribut të rëndësishëm për qytetin e Gjilanit, duke shprehur mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Shtetin e Katarit për mbështetjen e dhënë.
Objekti i ri synon të shërbejë si një hapësirë në funksion të komunitetit, duke i dhënë Gjilanit një qendër të re për zhvillimin e aktiviteteve fetare, arsimore, kulturore dhe sociale.