Në platonë përpara Teatrit të Qytetit në Gjilan u inaugurua relievi monumental “Drama Shqipe”, vepër e artistit Bekim Korça, e realizuar me mbështetjen e plotë të Komunës së Gjilanit.
Kjo vepër i kushtohet historisë, vlerave dhe rrugëtimit të artit skenik shqiptar, duke shprehur mirënjohje për brezat e artistëve që kontribuuan në zhvillimin e tij.
Inaugurimi bëri bashkë komunitetin artistik dhe qytetarët në një ngjarje që pasuron hapësirën publike të qytetit dhe nderon trashëgiminë tonë kulturore.
Komuna e Gjilanit do të vazhdojë mbështetjen për krijimtarinë artistike dhe promovimin e vlerave kulturore.