Komuna e Gjilanit, përkatësisht Komisioni Komunal për korrje-shirje, ka mbajtur takim sot me autokombajnerët me qëllim të njoftimit për kushtet e korrjes, si dhe përgatitjet teknike të autokombajnerëve. Në takim ka marrë pjesë drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe ai për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, drejtori i Bujqësisë, njëherit edhe kryesues i Komisionit Komunal, ka kërkuar nga kombjanerët që t’i bëjnë të gjitha përgatititjet deri në fillimin zyrtar të fushatës së korrje-shirjeve dhe të mos fillohet me korrje para pjekjes së plotë të grurit, (lagështia brenda normave optimale është 12 deri 13 për qind).
“Po ashtu, kërkoj nga ju që të respektohen me rigorozitet kushtet e korrjes dhe çmimi i rekmanduar prej 100 euro”, ka thënë Ramadani.
Ndërkaq, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka shprehur zotimin se në rast të zjarreve eventuale, janë ekipet e zjarrëfikësve janë të gatshëm të intervenojnë në çdo kohë.
Ai ka kërkuar nga bujqit që të mos ndizen hamulloret sepse do të shqiprohen gjobat mandatotre në harmoni me ligjin.