Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim zëvendës drejtorin e Përgjithshëm për Administratë në Shërbimin Korrektues së Kosovës, Shemsi Hajrizi. Ata biseduan mes vete për rregullimin e rrugës deri te burgu i ri, në Pasjak si dhe për disa projekte të tjera, ku nevojitet bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve. Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi për asfaltimin e rrugës 3.5 kilometërshe që çon tek objekti i ri i Shërbimi Korrektues në Gjilan, sikurse edhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.
Gjatë takimit, Haziri e Hajrizi u dakorduan që në ditët në vazhdim të nisin këto projekte të rëndësishme, e që do të realizohen në bashkëfinancim mes Komunës dhe Shërbimit Korrektues së Kosovës.