Miratimi nga Qeveria e Kosovës, i bartjes së pronës së Komunës së Gjilanit në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me qëllim zhvillimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik, është mirëpritur nga Komuna e Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua bartja e pronës së Komunës së Gjilanit në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me qëllim zhvillimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik.
“Ky projekt paraqet një interes të veçantë strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar hapësirë për mbështetjen e bizneseve, tërheqjen e investimeve të reja dhe rritjen e vlerës së shtuar vendore”, tha Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se përmes këtij vendimi, pritet të krijohen vende të reja pune, të forcohet sektori industrial dhe të sigurohet një zhvillim më i qëndrueshëm ekonomik për Gjilanin dhe më gjerë.