Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit garuesen e boulingut, Kaula Haziri, e cila ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Boulingut, i cili u mbajt në Zapreshiq të Kroacisë.
I pari i Gjilanit, tregoi se nga Zagrebi erdhi lajmi i mrekullueshëm që Kaula Haziri ka shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të Boullingut 2026.
“Pata kënaqësinë që ta takoj dhe ta uroj përzemërsisht për këtë arritje të madhe, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e saj sportive”, tha Hyseni.
Sipas tij medalja e artë e Kaulës, e ka bërë krenar Gjilanin dhe gjithë Kosovën, duke dëshmuar edhe një herë se sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare.