Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit,
ju njoftojmë se për shkak të temperaturave të larta, është ndryshuar orari i raportimit të kryetarit Alban Hyseni, për 6-mujorin e vitit të tretë të qeverisjes.
Raportimi bëhet të shtunën në orën 19.30 tek parku urban apo ish-posta e vogël.
Jeni të mirëseardhur!