Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij, më 24 dhjetor 2019, do të mbajë takimin e madh publik, ku qytetarët, pos që do të informohen për punët që janë kryer gjatë këtij, për sukseset dhe sfidat në realizimin e prioriteteve, njëkohësisht ata mund të diskutojnë e bëjnë pyetje për gjithçka që iu intereson rreth investimeve e projekteve.
Takimi mbahet më 24 dhjetor dhe fillon në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit.
Ky është takimi dytë me qytetarë që kryetari Haziri mban brenda dy muajve të fundit.