Në Cernicë të Gjilanit janë duke u përgatitur për t’u asfaltuar gjashtë rrugë në fshat dhe një tjetër që e lidhë me fshatin Livoç të Ulët. I kënaqur me këto investime të Komunës është shprehur të jetë kryetari Lutfi Haziri. Ai ka thënë se fshati i heroit Ramiz Cernica meriton të ketë kujdesin e shtetit, për t’ua bërë jetën e dinjitetshme banorëve.
“Programi i katërshes së madhe të infrastrukturës, ku hyjnë rrugët, kanalizimet, ujësjellësi e ndriçimi, po vazhdon të implemetohet me sukses edhe në fshatin e heroit Ramiz Cernica. Janë duke u përgatitur për t’u asfaltuar pesë rrugë brenda fshatit Cernicë dhe një tjetër që e lidhë me Livoçin e Ulët. Ndërsa, në fazën e dytë do ta asfaltojmë rrugën kryesore që çon në fshat, kanalizimin dhe ujësjellësin”, ka thënë kryetari Haziri.
me Livoçin e Ulët, i ka ofruar banorët më afër qytetit.