AZHR Lindje ka mbajtur tryezen e rrumbullaket “Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe Juglindje”, të organizuar në kuadër të projektit “Agjenda e gjelber në rajonet Lindje dhe Juglindje” dhe financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR). Në këtë tryezë, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku dhe përfaqësues të të komunave të rajoneve Lindje dhe Juglindje, institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës nga Kosova dhe Shqipëria.
Nënkryetari i Komunes së Gjilanit, Arianit Sadiku, në fjalën e tij, vlerësoi rëndësinë e temes së tryezes dhe prezantoi projekte të kësaj komune, të cilat jane realizuar si dhe ato në realizim e siper si: Impianti per trajtimin e ujerave te zeza, masat e EE në objekte publike, krijimi i parqeve të reja etj., me ndikim në arritjen e objektivave të Agjendes se Gjelbër.
Drejtori i AZHR Lindje, Agim Zeka, ka falënderuar pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin në trajtimin e kësaj teme me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal.
Në fjalën e tij, Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Bashkim Krasniqi, theksoi rëndësinë strategjike të Agjendës së Gjelbër për zhvillimin ekonomik dhe rajonal të vendit.
“Agjenda e Gjelbër nuk është vetëm një koncept abstrakt apo një trend global, por një domosdoshmëri, një udhërrëfyes për të ardhmen tonë dhe një mundësi për ta transformuar ekonominë tonë në një mënyrë më të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin”, u shpreh z. Krasniqi. Ai nënvizoi se realizimi i objektivave të Agjendës së Gjelbër kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet nivelit qendror, pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe sektorit privat, duke theksuar rëndësinë e rolit të Agjencive për Zhvillim Rajonal në këtë proces.
Zëvendësministri në detyrë Krasniqi vlerësoi se sfidat në rrugën drejt një ekonomie të gjelbër janë të shumta, por njëkohësisht janë të mëdha edhe mundësitë për zhvillim. Në këtë drejtim, ai veçoi nevojën për investime në teknologji të pastra, menaxhim më efikas të burimeve, edukim mjedisor dhe politika që nxisin inovacionin dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ai theksoi gjithashtu përkushtimin e MZHR-së për të vazhduar mbështetjen e projekteve dhe iniciativave që synojnë zbatimin e Agjendës së Gjelbër në nivel lokal dhe rajonal, me qëllim krijimin e kushteve për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe një mjedis më të pastër për qytetarët.
Në këtë kuadër, U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të MZHR-së, z. Ylber Çitaku, vlerësoi se zbatimi i Agjendës së Gjelbër kërkon një qasje të koordinuar dhe angazhim të përbashkët të të gjithë aktorëve relevantë. Ai theksoi veçanërisht rolin e Agjencive për Zhvillim Rajonal në lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal.
Diskutimit në kete tryezë u fokusua në tri çështje kryesore:
• Identifikimi i sfidave me të cilat përballen rajonet Lindje dhe Juglindje në zbatimin e Agjendës së Gjelbër;
• Ndarja e përvojave të suksesshme dhe praktikave të mira nga ekspertët dhe organizatat partnere;
• Krijimi i një dialogu të hapur dhe bashkëpunues për zhvillimin e politikave dhe projekteve të qëndrueshme.
Gjatë punimeve, ekspertët znj. Rinora Gojani dhe z. Elvis Ndreka nga CoPLAN, Tirane prezantuan perspektivat dhe përvojat e tyre, duke ofruar rekomandime dhe udhëzime konkrete lidhur me tranzicionin e gjelbër, politikat klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Kjo tryeze ka ofruar mundesi komunave te rajoneve Lindje dhe Juglindje te paraqesin te arriturat e tyre si dhe sfidat per realizimin e projekteve komunale me qellim zbatimin e Agjendes se gjelber. Pavaresisht sfidave e sidomos atyre buxhetore, komunat kane integruar shtyllat e agjendes se gjelber ne strategjite e tyre lokale dhe planet per energji dhe klime.
Po ashtu ne kete tryeze u vu ne pah rendesia e AZHR Lindje per vazhdimin e ofrimit te mbeshtetjes profesionale ne identifikimin, koordinimin dhe pergatitjen e projekteve komunale, nder-komunale me fokus arritjen e objektivave te Agjendes se gjelber.
Në aktivitet mori pjesë edhe z. Hashim Ibishi, zyrtar monitorues i MZHR-së, i cili kontribuoi në diskutimet e zhvilluara gjatë tryezës.
AZHR Lindje e vlereson mbeshtetjen e MZHR e cila mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativat dhe projektet që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, tranzicionin e gjelbër dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, në funksion të një të ardhmeje më të pastër, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për qytetarët e rajoneve Lindje dhe Juglindje.
Ne kuader te ketij projekti do te organizohet nje vizite studimore ne Shkoder, Shqiperi me 22 dhe 23 Shtator 2026 me qellim te kembimit te pervojave dhe njohurive per identifikimin dhe realizimin e projekteve lokale dhe rajonale te nderlidhura me zbatimin e Agjendes se gjelber.