Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Shërbimin e Asistencës Sociale pranë Qendrës për Punë Sociale, ka realizuar shpërndarjen e 150 pakove ushqimore dhe 150 thasëve me miell për familjet në nevojë.
Ky donacion është siguruar nga organizata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila vazhdimisht kontribuon në mbështetjen e familjeve me kushte të vështira ekonomike dhe sociale.
Komuna shpreh mirënjohje të veçantë për “Jetimat e Ballkanit” për këtë donacion të çmuar dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për të qenë pranë familjeve në nevojë.
Falënderojmë gjithashtu të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti humanitar, sepse humanizmi nuk matet vetëm me atë që japim, por edhe me kujdesin që tregojmë për njëri-tjetrin.