Me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, sot kanë nisur aktivitetet për shënimin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit Nuhi Berisha.
Me këtë rast, u nderuan jeta, vepra dhe sakrifica e tij për lirinë e vendit.
Në kuadër të këtij përvjetori, programi vijon me aktivitete kulturore, shkencore dhe përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Heroit Nuhi Berisha.