Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Artanës, Abdyl Gashin, kanë parë nga afër punimet në rrugën e Kufcës.
Kryetari Hyseni, tha se edhe një projekt tjetër i rëndësishëm po realizohet, rruga e Kufcës po zgjerohet dhe po asfaltohet.
Së bashku me nënkryetarin e Artanës, Abdyl Gashi, pamë nga afër fillimin e punimeve në këtë aks të rëndësishëm.
“Përveç zgjerimit të rrugës deri në 6 metra dhe rregullimit të trotuarit për këmbësorë, po trajtojmë edhe zgjerimin e shtratit të lumit”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se brenda pak javësh këtu do të shtrohet asfalti i ri.
https://www.facebook.com/share/r/1Ea5TPURRU/