Ju njoftojmë se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Nexhmedin Ymerit, gazetarit, veprimtarit të kulturës dhe ish-punonjësit të Teatrit të Gjilanit, do të mbahet nesër, më 15 korrik 2026, me fillim në ora 11:00 në Teatrin e Gjilanit.
Me këtë rast, familjarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit një personaliteti që la gjurmë të çmuara në gazetari dhe në jetën kulturore të Gjilanit.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.