Drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti, njofton të gjithë qytetarët se shërbimet e drejtorisë tashmë ofrohen në zyrat e DGJKP-së, të vendosura në katin e dytë të objektit të Departamentit të Pensioneve, pranë Stacionit të Zjarrfikësve në Gjilan.
“Me këtë zhvendosje, synojmë të jemi edhe më pranë qytetarëve, duke ofruar shërbime më të qasshme, më efikase dhe më cilësore për të gjithë”, tha drejtoresha Rashiti.