Komuna e Gjilanit fton banorët e fshatrave Zhegër, Pidiq, Stanqiq, Shurdhan, Selishtë, Isufaj, Sefer, Goden, Dunav, Haxhaj, Demiraj, Çelik, Llashticë, Lladovë dhe Nasalë të marrin pjesë në dëgjimin buxhetor për planifikimin e buxhetit komunal.
Ky takim është një mundësi që qytetarët të paraqesin kërkesat, nevojat dhe propozimet e tyre, të cilat do të shërbejnë në hartimin e buxhetit për vitet në vijim.
📅 27 korrik 2026
🕖 Ora 19:00
📍 SHFMU “Agim Ramadani”, Zhegër
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme. Së bashku planifikojmë zhvillimin e komunës sonë.