Komuna e Gjilanit njofton qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara se Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka rishpallur konsultimin publik për dokumentin “Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e zonës ‘Guri i Hoxhës me Grykën e Lumit dhe Liqenin e Përlepnicës’ si zonë të mbrojtur të natyrës”.
Pas përfundimit të periudhës së konsultimit, më 26 tetor 2026, do të organizohet debat publik në Komunën e Gjilanit, duke filluar nga ora 10:00, në objektin e Komunës.
Komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e paraqitura gjatë konsultimit të mëparshëm publik mbeten të vlefshme dhe do të shqyrtohen së bashku me ato të pranuara gjatë rishpalljes. Palët që kanë dorëzuar komente më herët nuk kanë nevojë t’i ridërgojnë ato.
Ftohen qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara që të informohen me dokumentin dhe të kontribuojnë përmes komenteve dhe sugjerimeve të tyre gjatë procesit të konsultimit publik