Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka vazhduar me mbështetjen e familjeve në nevojë.
Sot u shpërndanë rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë, me qëllim që kjo mbështetje të adresojë nevojat e familjeve që përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike.
Mbështetja e kategorive në nevojë dhe përkujdesja ndaj fëmijëve mbeten pjesë e rëndësishme e angazhimit institucional të Komunës së Gjilanit.
Komuna do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe iniciativa konkrete për fuqizimin e mbështetjes sociale dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.