Kontrata e re është prezantuar nga nënkryetari i Komunës, Arianit Sadiku.
Projekti kishte mbetur i papërfunduar për një kohë të gjatë, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës dhe qarkullimin në këtë pjesë të qytetit.
Pas shkëputjes së kontratës së mëparshme, ndërprerjes së punimeve dhe evidentimit të problemeve teknike, është zhvilluar një proces i detajuar i rishikimit dhe riprojektimit. Me kontratën e re, projektin e rishikuar dhe mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës, përmes Ministrisë së Infrastrukturës, krijohen kushtet për vazhdimin e punimeve dhe përfundimin e këtij segmenti të rëndësishëm rrugor.
Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e projekteve të papërfunduara dhe përmirësimin e infrastrukturës në shërbim të qytetarëve.