Nën organizimin e Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, dhe nën udhëheqjen e kryesuesit të Komisionit, Burim Kryeziu, me mbështetjen e OSBE-së, u mbajt punëtoria për Rregulloren komunale për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në shërbimin civil.
Në punëtori morën pjesë drejtorët e drejtorive komunale dhe udhëheqësit e sektorëve të shërbimit civil.
Diskutimet u përqendruan në strukturën organizative të administratës komunale, sistematizimin e vendeve të punës dhe përcaktimin e qartë të detyrave dhe përgjegjësive të zyrtarëve, me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe efikasitetit të administratës.
Pjesëmarrësit dhanë propozime dhe sugjerime konkrete për përmbajtjen e rregullores, në funksion të harmonizimit të saj me legjislacionin në fuqi dhe nevojat e administratës komunale.