Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,.bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Arben Vitia, hodhën gurthemelin e repartit të ri të Pediatrisë në Gjilan, projekt modern që do të ofrojë kushte më të mira për trajtimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve tanë.
“Investimi prej afro 1 milion eurosh përfshin laborator modern, rritje të kapaciteteve me më shumë shtretër, ambiente funksionale dhe kënd lojërash për më të vegjlit”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, tregoi se paralelisht, me dinamikë të përshpejtuar po vazhdojnë edhe punimet në çerdhen e re në lagjen “Tregu i Gjelbër”, si përmbushje e zotimeve.
Kryetari Hyseni falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia për përkrahjen e vazhdueshme në projekte konkrete për Gjilanin.